Fjalorët ekzistentë të shqipes Thread poster: Roland Lelaj
| Roland Lelaj Canada Local time: 03:48 Member (2008) English to Albanian + ...
Përshëndetje të gjithëve, Unë jam i ri në këtë grup dhe para së gjithash ju përgëzoj për punën e madhe që keni bërë për të grumbulluar materiale e rregulla që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe e drejtshkrimin e saj. Me të vërtetë kam lexuar e mësuar gjëra interesante duke lexuar postimet tuaja. Ndër iniciativat e shumta që keni ndërmarrë herë pas here për ti ardhur në ndihmë njeri-tjetrit mendova që do të ishte e dobishme që të për... See more Përshëndetje të gjithëve, Unë jam i ri në këtë grup dhe para së gjithash ju përgëzoj për punën e madhe që keni bërë për të grumbulluar materiale e rregulla që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe e drejtshkrimin e saj. Me të vërtetë kam lexuar e mësuar gjëra interesante duke lexuar postimet tuaja. Ndër iniciativat e shumta që keni ndërmarrë herë pas here për ti ardhur në ndihmë njeri-tjetrit mendova që do të ishte e dobishme që të përgatisim një listë me të gjithë fjalorët ekzistues të shqipes që secili nga ne përdor në punën e tij të përditshme. Secili mund ta konsultojë e të gjejë atë që ndoshta kërkonte prej kohësh. Unë personalisht nuk kam ndonjë bibliotekë të pasur në këtë drejtim e për këtë kohët e fundit kam filluar të interesohem më shumë për fjalorë teknikë të shqipes të cilët nuk është e lehtë ti gjesh. Më poshtë "pasuria" ime: – "Fjalori i gjuhës së sotme shqipe", Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 1980 (41.000 fjalë) – "Fjalor shqip-anglisht", Ilo Duro dhe Ramazan Hysa, Tiranë 1981 (20.000 fjalë) – "Fjalor italisht-shqip", Ferdinand Leka dhe Zef Simoni, Tiranë 1986 (50.000 fjalë) – "Fjalor i bujqësisë: shqip-latinisht-italisht-rusisht", Niko Qafëzezi, Tiranë 1978 (20.000 fjalë) – "Fjalor termash juridike, ekonomike dhe biznesi: anglisht-shqip", Luan Kaceli, Shtëpia botuese Ada, Tiranë 2002 (9000 fjalë) – "Fjalor i mjedisit anglisht-shqip", Hektor Harizaj, Botimet Toena, Tiranë 2005 (4000 fjalë) Kalofshi mirë Landi ▲ Collapse | | | Ledja United Kingdom Local time: 08:48 English to Albanian + ...
Verën që shkoi më ranë në dorë këta tre fjalorë: English - Albanian Dictionary of RADIOELECTRONICS (Arif B. Tomçini) (2004) Fjalor i TERMAVE TË TREGTISË SË JASHTME ( Shqip - Anglisht - Frëngjisht - Rusisht) (1989) Fjalor i TERMAVE TË GJEOLOGJISË (Shqip - Anglisht - Frëngjisht - Italisht - Rusisht) (1988) Unë nuk punoj me të gjitha këto gjuhë, por përmbledhjet përbëjnë një ndërthurje të mirë referencash. | | | fjalorë Shqip-Suedisht-Shqip | May 6, 2011 |
Përshëndetje, më falni që po dal pak jashtë teme (shpresoj të më kuptoni), por do doja të dija nëse egzistojnë të botuara/publikuara në Shqipëri ose gjetkë, fjalorë Shqip-Suedisht-Shqip. Nëse po, ku mund ti gjej? Faleminderit. | | | Roland Lelaj Canada Local time: 03:48 Member (2008) English to Albanian + ... TOPIC STARTER RE: Fjalor shqip-suedisht-shqip | May 24, 2011 |
Përshëndetje Brunilda, Duke kërkuar në rrjet gjeta vetëm këta fjalorë kryesorë suedisht-shqip: Fjalori suedisht-shqip (Sadulla Zendeli-Daja, 28.000 fjalë, botim i Agjencisë Kombëtare Suedeze për Arsim, Stokholm 2004) http://sq.wikipedia.org/wiki/Fjalor_Suedisht_-_Shqip Fjalor suedisht-shqip (I. Rugova, rreth 3800 fjalë, Stokho... See more Përshëndetje Brunilda, Duke kërkuar në rrjet gjeta vetëm këta fjalorë kryesorë suedisht-shqip: Fjalori suedisht-shqip (Sadulla Zendeli-Daja, 28.000 fjalë, botim i Agjencisë Kombëtare Suedeze për Arsim, Stokholm 2004) http://sq.wikipedia.org/wiki/Fjalor_Suedisht_-_Shqip Fjalor suedisht-shqip (I. Rugova, rreth 3800 fjalë, Stokholm 1993) http://www.worldcat.org/title/fjalor-suedisht-shqip-rreth-3800-fjale/oclc/185931101 Punë të mbarë Rolandi ▲ Collapse | | | There is no moderator assigned specifically to this forum. To report site rules violations or get help, please contact site staff » Fjalorët ekzistentë të shqipes CafeTran Espresso | You've never met a CAT tool this clever!
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
Buy now! » |
| TM-Town | Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business
Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |