Mbi "agree", "disagree" me përgjigjet e kudoZ
Thread poster: Albana Dhimitri
Albana Dhimitri
Albana Dhimitri  Identity Verified
Greece
Local time: 00:58
Greek to Albanian
+ ...
Jan 21, 2010

Të dashur kolegë!

Do të doja të "ulemi të bisedojmë" (n.q.s. ju ka shqetësuar sado pak edhe ju ndonjëherë) mbi përgjegjësinë profesionale por, edhe morale që (mendoj) duhet të ndjejmë të gjithë ne kur vemë "firmën" (agree, disagree) mbi terma të sugjeruar prej kolegëve për përkthimin e një shprehjeje a fjale nga një gjuhë e huaj në shqip.

Shkas për këtë shqetësim dhe dëshirë timen për shkëmbime mendimesh janë raste fjalësh dhe shpre
... See more
Të dashur kolegë!

Do të doja të "ulemi të bisedojmë" (n.q.s. ju ka shqetësuar sado pak edhe ju ndonjëherë) mbi përgjegjësinë profesionale por, edhe morale që (mendoj) duhet të ndjejmë të gjithë ne kur vemë "firmën" (agree, disagree) mbi terma të sugjeruar prej kolegëve për përkthimin e një shprehjeje a fjale nga një gjuhë e huaj në shqip.

Shkas për këtë shqetësim dhe dëshirë timen për shkëmbime mendimesh janë raste fjalësh dhe shprehjesh (mjaft prej të cilave kanë hyrë tashmë deri edhe në fjalorthët -glossaries- e veçanërisht në fjalorin - GBK glossary - që po përpilohet prej grupit të fjalorit të proZ dhe që sipas përshkrimit do të jetë një fjalor serioz dhe i besueshëm) të cilat, sipas mendimit tim, janë përkthime shumë të dobëta dhe lenë mjaft për të dëshiruar.

Arrij të kuptoj që, në përpjekje për të fituar disa pikë kudoZ (që, pa dyshim, janë për të gjithë ne anëtarët e proZ të dëshirueshme), dikush mund të nxitohet të japë një përkthim të shpejtuar e jo të saktë, megjithëse një profesionist, i cili dëshiron të jetë i respektuar si i tillë, duhet të jetë i kujdesshëm me sugjerimet. Por, ajo që më shqetëson më shumë është qëndrimi i disa kolegëve, të cilët pa u menduar fare, ose (akoma më keq) duke u nisur nga simpati a antipati personale, përforcojnë një përkthim të pajustifikueshëm, ose ndëshkojnë një përkthim të mirë.

Jo vetëm kaq por, kur kolegët e tjerë i pyesin personalisht si e justifikojnë mendimin e tyre, këta (të ashtuquajturit) përkthyes as që marrin mundimin të përgjigjen, kalojnë në "kundërsulm" me argumente të paqena e të pambështetura gjuhësisht, ose kur e shohin punën ngushtë kërkojnë falje për "gabimin" (dhe të kërkosh falje është një veprim serioz e që kërkon guxim, sepse të gjithë gabojmë ndonjëherë, por, kur kjo bëhet karamele - për të qetësuar kolegët e çuditur dhe këmbëngulës në kërkesën për mbajtje përgjegjësie - bëhet qesharake)

Kështu shoh se shpesh përkthyesi i termit të drejtë mbetet vetëm dhe mjaftojnë dy "agree" me termin e shtrembër për ta kaluar atë në GBK glossary.

Personalisht, kam hyrë mjaft herë në diskutime, edhe pse nuk mund të pajtohesha (ose jo) për një term të caktuar (duke mos qenë specialist në fushë), duke mbështetur një përthim dhe më duket se po të ketë një rezistencë më të fortë nga përkthyesit e vërtetë e me njohuri të thella, me argumente të forta dhe diskutime të mirëfillta gjuhësore (e jo personale) do të shfaqeshin gjithmonë e më pak të tilla "çudira".

Do të doja të dija dhe mendimet tuaja mbi këtë çështje si dhe (n.q.s. është shqetësuese edhe për ju) ide mbi zgjidhjen(t) e mundshme.

Ju uroj të gjithëve ditë të mbarë e përkthime të mbara (e të sakta, LOL)!
Collapse

Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 23:58
Dutch to Albanian
+ ...
Shqetësime profesionale Jan 21, 2010

E nderuar Albana,

E kuptoj plotësisht shqetësimin tuaj.
Duke u nisur nga ajo se moderatorët nuk paraqesin autoritet gjuhësor, mundësia për të ndërhyrë është tepër e përkufizuar.
Uroj që të gjithë anëtarët e këtij forumi të shprehen lidhur me dukuri të tilla dhe, po qe se e shohin të nevojshme, t'i drejtohen stafit të këtij forumi për ta shprehur (pa)kënaqësinë e tyre lidhur me praktikat "tona" të përditshme.

Ju falenderoj për

Ju falenderoj për guximin e shprehur duke hapur këtë diskutim shumë të zakonshëm për cdo mjedis të qytetëruar profesional por tepër të ndjeshëm në nivel tjetër.

Sherefedini

[Edited at 2010-01-21 08:15 GMT]
Collapse

Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 22:58
English to Albanian
+ ...
E kam vënë re Jan 21, 2010

Jam e bindur se shqetësime të kësaj natyre ka patur dhe do ketë gjithnjë dhe kjo vlen për të gjitha komunitetet gjuhësore që përbëjnë Proz-in. Në rastin konkret, ama, dukurisë në fjalë duket se i kanë dalë brirët vendçe.

Që kur u shfaq për herë të parë ky sistem i mbledhjes së përkthimeve të termave të kategorizuar në fusha, i kam ndjekur me interes propozimet e bëra, po s'më ka shkuar ndonjëherë mendja që o burra të përgjigjem se më vajti mend
... See more
Jam e bindur se shqetësime të kësaj natyre ka patur dhe do ketë gjithnjë dhe kjo vlen për të gjitha komunitetet gjuhësore që përbëjnë Proz-in. Në rastin konkret, ama, dukurisë në fjalë duket se i kanë dalë brirët vendçe.

Që kur u shfaq për herë të parë ky sistem i mbledhjes së përkthimeve të termave të kategorizuar në fusha, i kam ndjekur me interes propozimet e bëra, po s'më ka shkuar ndonjëherë mendja që o burra të përgjigjem se më vajti mendja te një fjalë, pasi ky sistem ka qëllim të përthithë terma të stabilizuar e të praktikuar dhe jo shpikje të pabazuara. Po dhe nëse ka ndonjë shpikje, nuk do ta hidhja poshtë nëse e shpreh kuptimin origjinal mëse drejtë. Në përkthim të bie shpesh të bësh një farë kompromisi e të vësh një frazë shpjeguese të fjalës, pasi nuk ka një të barasvlefshme në shqip. Pasi këto fraza të qarkullojnë e në forma pak a shumë të ngajshme, procesi i përdorimit njësohet dhe me kohë fraza mund edhe të tkurret e të vijë në formën e një fjale të vetme. Atëherë dhe vetëm ateherë do ta quaja të stabilizuar e të vlefshme për t'u futur në fjalor.

Një faqe si kjo e Proz-it favorizon njësimet e termave, pasi jep kushtet për t'i diskutuar e për t'i mbështetur me shembuj të përdorur në materiale të ndryshme, por nëse i bëjmë të vlefshme këto shpikje me dy "pajtime" të thata e aq, fjalori i shqipes, të dashur kolegë, do të marrë tatëpjetën.

Ledja
Collapse

Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 23:58
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Mbështes mendimin tuaj...... Jan 21, 2010

Ledja Derveni wrote:
Jam e bindur se shqetësime të kësaj natyre ka pasur dhe do ketë gjithnjë dhe kjo vlen për të gjitha komunitetet gjuhësore që përbëjnë Proz-in.

Po Ledja, kështu është. Unë marr pjesë në kombinimin It-Ang dhe aty herë pas here shpërthen ndonjë reagim grupi mbi ata që quhen "wild guessers" dhe ata që këpusin agree dhe disagree pa qenë të fushës, sipas simpative apo antipative, etj etj. Por dallimi i vetëm midis nesh dhe atyre është se aty është se ajo bashkësi është më e madhe dhe ka më shumë pjesëmarrje dhe gjërat sheshohen shpejtë.
: Në rastin konkret, ama, dukurisë në fjalë duket se i kanë dalë brirët vendçe.

Sa për ilustrim, më ka qëlluar të marr mos pajtim duke dhënë si arsye pikërisht përgjigjen time!!
:po s'më ka shkuar ndonjëherë mendja që o burra të përgjigjem se më vajti mendja te një fjalë, pasi ky sistem ka qëllim të përthithë terma të stabilizuar e të praktikuar dhe jo shpikje të pabazuara. Po dhe nëse ka ndonjë shpikje, nuk do ta hidhja poshtë nëse e shpreh kuptimin origjinal mëse drejtë.
Dakord! Mund të ndodhë ndonjëherë që të kesh ndonjë ide edhe pse nuk punon përditë në atë fushë, ore, nuk thotë njeri jo, por jam kundër "systematic wild guessers" dhe e njëjta gjë me miratim/jo miratim.
:Në përkthim të bie shpesh të bësh një farë kompromisi e të vësh një frazë shpjeguese të fjalës, pasi nuk ka një të barasvlefshme në shqip. Pasi këto fraza të qarkullojnë e në forma pak a shumë të ngjashme, procesi i përdorimit njësohet dhe me kohë fraza mund edhe të tkurret e të vijë në formën e një fjale të vetme. Atëherë dhe vetëm atëherë do ta quaja të stabilizuar e të vlefshme për t'u futur në fjalor.

Janë ato rastet kur ose nuk e ke në fjalor termin që kërkon, ose e ke por nuk i përshtatet përmbajtjes tënde, ose thjeshtë versionet që ke në kokë nuk të mbushin mendjen, por ajo që është më e rëndësishmja dhe më serioze në rastin e ankimit që paraqesim neve sot këtu, është situata me termat e një fushe shumë specifike, të veçantë, për të cilat shfletimi i fjalorit nuk bën punë.
:Një faqe si kjo e Proz-it favorizon njësimet e termave, pasi jep kushtet për t'i diskutuar e për t'i mbështetur me shembuj të përdorur në materiale të ndryshme, por nëse i bëjmë të vlefshme këto shpikje me dy "pajtime" të thata e aq, fjalori i shqipes, të dashur kolegë, do të marrë tatëpjetën.
Ehhh, ka filluar tatëpjeta. Unë kam një listë me terma të futura në glosar që jo vetëm nuk janë tamam ajo që duhet, por janë shpesh tërësisht jashtë logjikës dhe në kundërshtim me termat që në të vërtetë teknikët e fushës përdorin.

Nuk vë në dyshim që edhe vetë sistemi ka disa mangësi dhe se ka vend për përmirësim në procedura e protokolle që të minimizohen gabimet sa më shumë të jetë e mundur, dhe i kam ngritur herë pas here me stafin e faqes, por kjo do kohë, durim dhe këmbëngulje. Mbi të gjitha, ajo që doja të ngrija me forcë është që të kemi një pjesëmarrje sa më të gjerë, e kam fjalën që më shumë prej nesh të marrin pjesë nëpër shpjegim termash e forume. Kjo do na ndihmonte të gjithëve.

Gjithë të mirat, Fabiana

Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 23:58
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
And the Odyssey continues..... Jan 29, 2010

And the Odyssey continues, dear friends. I am setting e record: I yesterday got my third disagree explained by a link which was in reality supporting my entry!!!

I do not know when the kudoz-bullying will end, but one thing I know for sure, we unfortunately have a rather small community who has the possibility to participate here at proz.com. This for different reasons, mostly time, as I know many users work elsewhe
... See more
And the Odyssey continues, dear friends. I am setting e record: I yesterday got my third disagree explained by a link which was in reality supporting my entry!!!

I do not know when the kudoz-bullying will end, but one thing I know for sure, we unfortunately have a rather small community who has the possibility to participate here at proz.com. This for different reasons, mostly time, as I know many users work elsewhere, have no time to connect so often, or because have not such a big interest in participating in general.

This is a pity as some of them are brilliant translators (I know some of them personally), with incredible carrier and profile. Some others have reported openly to discouraged by the low and irresponsible level of entries, fashion of agree/disagrees, like mine mentioned a little before.

I wish you all happy weekend
Collapse

Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 22:58
English to Albanian
+ ...
You're not alone in your exasperation! Jan 30, 2010

Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

While the "vacuum" agrees fashion continues, and the disagrees are now being supported by the "mine is better"(?) reasoning, I am not sure which of the two I find more ridiculous.

Yes, Fabiana, it is a pity that our community has been far from thriving lately, and it is left only to a handful of Albanian translators (I'll be kind and assume that we all are... translators, and not assistants to a "cause" ) to make an effort with building a glossary of decent and well-grounded suggestions of terms. I would like to see more professionals getting involved in the specific categories, of course, but when I agree or disagree with a proposal, I make sure I am clearly stating my reasons and selecting an answer for inclusion in the glossary based on the requested criteria:

"The following criteria define a good answer:

* Term, definition and example sentences are in the target language.
* Term is in glossary form and is a good translation of source term.
* Both source and target definitions define the same concepts.
* Sources are defined by meaningful names and working links.
* Relevant example sentences taken from diverse sources "

Unfortunately, certain terminology is not always possible to find online, due to the lack of publications in Albanian, therefore I would bear in mind two things in that case:

Does the suggested term convey the meaning clearly enough?

Or does it completely stray from it and suggest something else altogether?

And a third thing: Am I practising the ethics?

Anyone is free and welcome to openly point it out for me if my agreeing or disagreeing is falling short in my reasoning or reference providing. I mean it. It so happens that I have given a neutral to a colleague here questioning their description of the term proposed, I was given a new reference in return and I gave an "agree" fully convinced with the answer. There have been times when I have stuck to my disagrees as well, as others have stuck with theirs. No long faces. No hard feelings. Reasons were stated! How else do we show our professionality and objectivity?

Best to all,

Ledja

[Edited at 2010-01-30 23:50 GMT]

Becuci
Becuci
Italy
Local time: 23:58
English to Albanian
+ ...
Agree!!! Jan 30, 2010

Albana Dhimitri wrote:

Të dashur kolegë!

Do të doja të "ulemi të bisedojmë" (n.q.s. ju ka shqetësuar sado pak edhe ju ndonjëherë) mbi përgjegjësinë profesionale por, edhe morale që (mendoj) duhet të ndjejmë të gjithë ne kur vemë "firmën" (agree, disagree) mbi terma të sugjeruar prej kolegëve për përkthimin e një shprehjeje a fjale nga një gjuhë e huaj në shqip.

Shkas për këtë shqetësim dhe dëshirë timen për shkëmbime mendimesh janë raste fjalësh dhe shprehjesh (mjaft prej të cilave kanë hyrë tashmë deri edhe në fjalorthët -glossaries- e veçanërisht në fjalorin - GBK glossary - që po përpilohet prej grupit të fjalorit të proZ dhe që sipas përshkrimit do të jetë një fjalor serioz dhe i besueshëm) të cilat, sipas mendimit tim, janë përkthime shumë të dobëta dhe lenë mjaft për të dëshiruar.

Arrij të kuptoj që, në përpjekje për të fituar disa pikë kudoZ (që, pa dyshim, janë për të gjithë ne anëtarët e proZ të dëshirueshme), dikush mund të nxitohet të japë një përkthim të shpejtuar e jo të saktë, megjithëse një profesionist, i cili dëshiron të jetë i respektuar si i tillë, duhet të jetë i kujdesshëm me sugjerimet. Por, ajo që më shqetëson më shumë është qëndrimi i disa kolegëve, të cilët pa u menduar fare, ose (akoma më keq) duke u nisur nga simpati a antipati personale, përforcojnë një përkthim të pajustifikueshëm, ose ndëshkojnë një përkthim të mirë.

Jo vetëm kaq por, kur kolegët e tjerë i pyesin personalisht si e justifikojnë mendimin e tyre, këta (të ashtuquajturit) përkthyes as që marrin mundimin të përgjigjen, kalojnë në "kundërsulm" me argumente të paqena e të pambështetura gjuhësisht, ose kur e shohin punën ngushtë kërkojnë falje për "gabimin" (dhe të kërkosh falje është një veprim serioz e që kërkon guxim, sepse të gjithë gabojmë ndonjëherë, por, kur kjo bëhet karamele - për të qetësuar kolegët e çuditur dhe këmbëngulës në kërkesën për mbajtje përgjegjësie - bëhet qesharake)

Kështu shoh se shpesh përkthyesi i termit të drejtë mbetet vetëm dhe mjaftojnë dy "agree" me termin e shtrembër për ta kaluar atë në GBK glossary.

Personalisht, kam hyrë mjaft herë në diskutime, edhe pse nuk mund të pajtohesha (ose jo) për një term të caktuar (duke mos qenë specialist në fushë), duke mbështetur një përthim dhe më duket se po të ketë një rezistencë më të fortë nga përkthyesit e vërtetë e me njohuri të thella, me argumente të forta dhe diskutime të mirëfillta gjuhësore (e jo personale) do të shfaqeshin gjithmonë e më pak të tilla "çudira".

Do të doja të dija dhe mendimet tuaja mbi këtë çështje si dhe (n.q.s. është shqetësuese edhe për ju) ide mbi zgjidhjen(t) e mundshme.

Ju uroj të gjithëve ditë të mbarë e përkthime të mbara (e të sakta, LOL)!

Roland Lelaj
Roland Lelaj
Canada
Local time: 18:58
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Të përpiqemi që të gjejmë zgjidhje praktike Feb 2, 2010

Përshëndetje të gjithëve

I mbështes shqetësimet tuaja si të drejta pasi shumë nga termat që ne diskutojmë e më pas zgjidhen që të përfshihen në fjalorë të ndryshëm do të mbeten atje përjetë e ndoshta do të përdoren shpesh.

E, parimi i parë që ne duhet të zbatojmë këtu, ashtu si edhe në punë të tjera, duhet të jetë etika profesionale.

Si një zgjidhje praktike mund t'ju kërkojmë moderatorëve të faqes sonë apo atyre që
... See more
Përshëndetje të gjithëve

I mbështes shqetësimet tuaja si të drejta pasi shumë nga termat që ne diskutojmë e më pas zgjidhen që të përfshihen në fjalorë të ndryshëm do të mbeten atje përjetë e ndoshta do të përdoren shpesh.

E, parimi i parë që ne duhet të zbatojmë këtu, ashtu si edhe në punë të tjera, duhet të jetë etika profesionale.

Si një zgjidhje praktike mund t'ju kërkojmë moderatorëve të faqes sonë apo atyre që janë përgjegjës për ndërtimin e fjalorëve që ta rrisin numrin e votuesve vendimtarë nga 2 në 3-4 për të ofruar një "shoshitje" më të gjerë të termave.

Po ashtu, ftoj të gjithë ata që kanë lista të tilla termash si Fabiana që mendohet se janë të pasaktë që ti diskutojmë edhe një herë midis nesh për të vendosur përfundimisht fatin e tyre. Ndoshta një fat ndryshe nga ai i përjetësisë në faqet e një fjalori të shqipes...

Përkthime të gëzueshme,

roland
Collapse

Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 22:58
English to Albanian
+ ...
Re: Të përpiqemi që të gjejmë zgjidhje praktike Feb 10, 2010

Për sa u përket termave të futura në fjalorthe, kam përshtypjen se moderatorët kanë patur mundësi rishikimi e korrigjimi dikur, por nuk e di nëse gjërat kanë ndryshuar. Këto të GBK-ve më duket se kanë fatin e "përjetshëm", Roland. Të paktën më vjen mirë që në disa raste, aty ku është shtruar termi/pyetja, është shoqëruar me sqarime, diskutime e referenca të ndryshme. Këtë e shoh si gjë pozitive për vizitorë të ardhshëm që duan të shikojnë tablonë më t�... See more
Për sa u përket termave të futura në fjalorthe, kam përshtypjen se moderatorët kanë patur mundësi rishikimi e korrigjimi dikur, por nuk e di nëse gjërat kanë ndryshuar. Këto të GBK-ve më duket se kanë fatin e "përjetshëm", Roland. Të paktën më vjen mirë që në disa raste, aty ku është shtruar termi/pyetja, është shoqëruar me sqarime, diskutime e referenca të ndryshme. Këtë e shoh si gjë pozitive për vizitorë të ardhshëm që duan të shikojnë tablonë më të gjerë të një termi e me sa baza është, prandaj edhe vetë jam përpjekur t'i mbështes pajtimet apo diskutimet e mia me njohuri nga vetja apo referenca të gjetura në internet ku e kam parë të nevojshme.

Në këtë palë gjuhësh, anglisht > shqip e anasjelltas, megjithë numrin e madh të të regjistruarve, pjesëmarrja është e pakët, ndaj ngritja e numrit të votuesve për kualifikimin automatik të përgjigjeve, ndonëse ideale, ndoshta do t'i linte shumë përgjigje në pritje të gjata dhe, sa më shumë të shtyhen në listë, aq më pak janë në syrin e përkthyesve.

Unë kam parashtruar një kërkesë tek stafi i faqes për rishikimin e disa përgjigjeve, por nuk kam marrë përgjigje konkrete.

Përgjithësisht besoj se etika profesionale do të luante rolin rregullator kryesor.

I bashkangjitem kërkesës për zgjidhje praktike, megjithëse nuk kam ide më të mira hë për hë.

Punë të mbarë të gjithëve.
Ledja
Collapse

Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 23:58
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Shpresa e vetme është pjesëmarrja e gjerë.... Feb 14, 2010

Përshëndetje,

Dua të përgëzoj mendimin e Rolandit, që thotë se ne nuk na pengon kush të diskutojmë termat midis nesh herë pas here. Me këtë nuk dua të them që ne do jemi paskëtaj autoriteti i gjithëpushtetshëm mbi termat, por ama pas 20 vjetësh në biznes, duke u marrë përditë me disa terma, duke qenë në terren (në kuptimin e ngushtë të fjalës në terren - atje jashtë në kantier me vite të tëra) disa terma nuk i diskutoj. Nejse.

Sa për a

Sa për atë që thoni për Moderatorët, nuk ka shumë shpresa në atë drejtim dhe ua them se pse: sipas rregullave të faqaes moderatorët nuk ushtrojnë asnjë autoritet gjuhësor më të madhe se çdo njëri prej nesh, ndaj çdo herë që një moderatori i hanë duart dhe dëshiron të ndërhyjë si moderator në kudoz, nuk e bën dot. Një herë flisja me Henrin për këtë çështje dhe ai thjeshtë më tha: nëse ju, kur them ju them ti dhe pjesëtarë të bashkësisë së shqipes, mendoni se një përgjigje nuk është e drejtë, mos rrini e bëni sehir. Impenjohuni, shkruani më shumë..ose më shumë prej jush, në diskutime gjuhësore. Në fillim nuk më pëlqeu përgjigja por pastaj mendova: ka të drejtë. Siç thoni edhe ju, gjithë gjithë jemi a s'jemi 10 copë që marrim pjesë. Dhe këtu dua të fus ata që janë në kudoz në të mirë e në të keqe, që japin mendime të vërteta dhe diskutime të vërteta. Dua të jem e hapur, nuk e kam për personat që hyjnë vetëm për të përkrahur një shoqe apo një familjar!

Por ajo që vazhdon të më trondisë është sjellja e papërgjegjshme dhe jo etike që vazhdon ende në kudoz. Jo më larg se sot pash një kudoz, ku dikush sheh një përgjigje, shkruan një të vetën fare të ngjashme me atë që shikon, dhe pa pikën e problemit shkon edhe disagree me atë tjetrën, të cilën sapo e ka kopjuar!!

Kjo hyn në kuadrin e asaj që thash në një postim të mëparshëm, kur thoja që odiseja e miletit, i paparë e i panjohur ndokund neper kudoz, hyn e fut një mospajtim dhe si shkak jep po përgjigjen time!!!! Yll, ë??

Kjo praktikë është ende në modë dhe vazhdon fare e paturpshme dhe e pa shqetësuar, ndaj dua të kthehem tek titulli i postimit tim:
nga 500 anëtarë, nuk them që shpresoj t'i shoh të tërë të impenjuar këtu, pasi më shumë se gjysma nuk kanë hyrë në profilet e tyre që kur e kanë krijuar, por së paku 1/10 të marrin pjesë. Secili nga sjell një gjë të veçantë me vete. Pjesëmarrja më e madhe do të zgjidhte dy probleme njëherësh:
1) do rriste mundësinë e propozimeve , shpjegimeve, mbështetjeve apo kundërshtimeve me baza, shembuj, do rriste e pasuronte fjalorin me terma,por edhe përvojën e secilit prej nesh.

2) do balanconte diçka ushtrinë e kushërinjve, komshinjve, shoqeve që nuk bëjnë asgjë tjetër në faqe, e përsëris - asgjë tjetër - përveçse të shtojnë një "pajtohem" tek X apo Y!

Qofshi mirë, Fabiana
Collapse

Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 22:58
English to Albanian
+ ...
Përshtypja ime Feb 18, 2010

Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

Një herë flisja me Henrin për këtë çështje dhe ai thjeshtë më tha: nëse ju, kur them ju them ti dhe pjesëtarë të bashkësisë së shqipes, mendoni se një përgjigje nuk është e drejtë, mos rrini e bëni sehir. Impenjohuni, shkruani më shumë..ose më shumë prej jush, në diskutime gjuhësore.

E tha, e tha, po kujt ia tha! Kujt ia tha!!!

Të më falësh, Fabiana, nuk kam qëllim ta kaloj çështjen në humor, por seç kam një përshtypje që komunitetit tonë i ka rënë humori përtokë. Kam dhe një përshtypje që shqetësimi që ngre ti për krijimin e "klaneve" përkrahëse është parë me të njëjtin sy nga ana tjetër, dmth që u duket se kanë të bëjnë me një klan dhe mënyra për t'iu përgjigjur kësaj dukurie ka qenë të krijojnë një të tyrin (dhe e kanë quajtur të përligjur këtë veprim!). Unë do t'u bëja thirrje me gjithë sinqeritetin këtyre individëve që:
- le t'i shprehin hapur në këtë forum mendimet e tyre
- le të shfletojnë historinë e pyejte-përgjigjeve këtu në Proz e të shohin se sa përplasje opinionesh ka patur mes të gjithëve në mos në një rast, në një tjetër
- le të bëjnë dallimin mes atyre që japin arsyetime profesionale në pajtime e kundërshtime dhe atyre që e bëjnë ... për sport (?), me tendenca aspak profesionale (?), madje edhe kuturu nganjëherë!
- le të shohin gjithashtu frymën e bashkëpunimit ku, në vend që të hedhësh poshtë përgjigjen e tjetrit me bazën: çalon gomari nga veshët, e mbështet dhe sugjeron një përmirësim të vogël

Nuk e gjeta dot lidhjen e një diskutimi në forumet anglisht, por mbaj mend që kam lexuar dikur dikë që shprehej se shpeshherë i qëllonte të shikonte se përgjigjja e parë e kishte sqaruar një term fare mirë, por nivelin e besueshmërisë e kishte vënë të mesëm. Përgjigjja e dytë mbas disa orësh i shtonte një pikë a një presje asaj të parës dhe e vinte nivelin në majë, duke dalë kështu në krye të renditjes. Për çështje etike, thoshte shkruesja në forum, më duket e drejtë t'i jap një "agree" asaj të parës. Përderisa qëndron argumenti se një përgjigje si ajo e dyta nuk mund të thuhet se ka shkelur ndonjë rregull, atëherë më duhet ta çoj në vend baraspeshën duke mos i shtuar "agree" pyetjes së dytë.

Ky ishte një shembull fare e i thjeshtë. Kuptohet, këto janë mendime dhe praktika vetjake, por mua më bën mirë të kem parasysh herë pas here se me ç'sy shihem. Do ta mbyll me një tjetër citim nga një shkrues në forumet anglisht të dedikuara pikëve kudoz:

I've participated a lot on KudoZ, and learned a lot about... people!

Ja kështu!

[Edited at 2010-02-18 16:29 GMT]

Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Pajtohem me komentet e mësipërme Mar 9, 2010

Pajtohem plotësisht me mendimet e sipërme.
Shpresoj që tani që u ktheva të mos shoh më pajtimet e disa personave hije (që sikur nuk po m'i zenë më sytë ha ha ha) të pajtohen vetëm me një person të vetëm që jep kontribut tepër të varfër.

Gjithë të mirat,

Eva

There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »

Mbi "agree", "disagree" me përgjigjet e kudoZ

TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »