Dorëheqje
Thread poster: Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 00:44
Dutch to Albanian
+ ...
Feb 17, 2010

Te dashur kolegë, përkthyes profesionistë,

Me keqardhje vendosa të tërhiqem nga detyra e moderatorit.

Fatkeqësisht, komuniteti dhe forumi shqiptar janë duke pësuar një gjendje të tendosur dhe të pakëndshme. Të gjitha orvatjet e mia për të rregulluar punët dhe për t’u kujdesur për një atmosferë pozitive dhe profesionale në këtë mjedis, kanë dështuar.

Duke e ndjerë veten përgjegjës për gjendjen e krijuar, për faktin se nuk ia k
... See more
Te dashur kolegë, përkthyes profesionistë,

Me keqardhje vendosa të tërhiqem nga detyra e moderatorit.

Fatkeqësisht, komuniteti dhe forumi shqiptar janë duke pësuar një gjendje të tendosur dhe të pakëndshme. Të gjitha orvatjet e mia për të rregulluar punët dhe për t’u kujdesur për një atmosferë pozitive dhe profesionale në këtë mjedis, kanë dështuar.

Duke e ndjerë veten përgjegjës për gjendjen e krijuar, për faktin se nuk ia kam arritur të gjejë dhe zbuloj mjete plotësuese dhe mundësi për rregullimin e kësaj gjendje, për parandalimin e keqpërdorimeve, ju kërkoj ndjesë dhe leje për t’u tërhequr nga kjo detyrë.

Nuk mund të moderojë kush me dorë të lidhura dhe me gojë të kyçur.

Dua t’ju falënderohem të gjithë profesionistëve në mesin tuaj për mbështetjen dhe ndihmën dhe kontributin që e keni dhënë, i bindur se edhe në të ardhmen do të kontribuoni në ngritjen e nivelit profesional të përkthyesve shqiptarë si në punën e përditshme ashtu edhe në këtë hapësirë dhe site të tjerë profesionalë.

Me respekt,
Sherefedini
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 00:44
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Me vjen keq... Feb 18, 2010

I nderuar Sherefedin,

Pikë së pari, dua të të falenderoj personalisht dhe pastaj profesionalisht për shërbimin, përpjekjet, dhe rolin tënd gjatë kësaj kohe si moderator.

Së dyti, më vjen keq që u largove nga kjo detyrë ...por jo edhe aq. Siç e the edhe ti vetë, ti shpresoje që ndikimi yt të ishte më i madh për sa i përket sjelljes në hislla, siç themi ne, të komunitetit tonë lidhur me keqpërdorimet, mashtrimet, mungesën e etikës, sensit të
... See more
I nderuar Sherefedin,

Pikë së pari, dua të të falenderoj personalisht dhe pastaj profesionalisht për shërbimin, përpjekjet, dhe rolin tënd gjatë kësaj kohe si moderator.

Së dyti, më vjen keq që u largove nga kjo detyrë ...por jo edhe aq. Siç e the edhe ti vetë, ti shpresoje që ndikimi yt të ishte më i madh për sa i përket sjelljes në hislla, siç themi ne, të komunitetit tonë lidhur me keqpërdorimet, mashtrimet, mungesën e etikës, sensit të masës dhe të respektit reciprok. Këtë aspekt, të them të drejtën, nuk e kam kuptuar as vetë, që nga momenti që lash edhe vetë detyrën e deri tani.

Megjithatë, dëgjo i nderuar Sherefedin, unë dua të të them diçka tjetër: ajo që është më e rëndësishme është që askush nga ne, që ka aq dinjitet, profesionalizëm, integritet, përvojë, buon-sens të mos lëshojë pe. Në asnjë sekondë!

Nuk dua të më keqkuptosh. Kam qenë edhe vetë fillestare, por njeriu fillon dhe teston veten dhe territorin hap pas hapi. Mua nuk m'i kanë përtuar asnjëherë kritikat, dhe kanë bërë mirë, bile edhe këtu në proz, para 15 vjetësh nuk ma kanë përtuar kur kam shkruar një term që nuk ishte i përshtatshëm për pyetjen. Dhe aty as që bëhej fjalë të thoshe: po unë një mëndje dhashë, ose ç'ke ti me mua. Thuhej hapur mendimi kur përgjigjet ishin fare të dobëta, kur ishin pa vend, ose kur ndokush përpiqej të bënte lojëra.

Disa vite më parë proz-i ishte vend ku profesionistët komunikonin, shkëmbenin, ku më të rinjtë merrnin pjesë por të gjithë e dinin se ku e kishin vendin, dhe nuk të falnin kur vinte fjala për profil të dobët profesional, lëre më për integritet të dobët, me të cilin nuk zgjasje më shumë se 24 orë. E përsëris, të rinj kishte çdo ditë, çdo ditë krijoheshin profile të reja, por pjesëmarrja, shkëmbimi ishte në nivele shumë më të larta si nga ana gjuhësore, nga profesionalizmi ashtu edhe nga pikëpamja e "netikës". Kjo pakë a shumë është ruajtur tek çifti tjetër i gjuhëve ku marr pjesë, kurse tek çifti ynë mjedisi është qelbur! Është e kotë t'i biem rrotull, nuk shoh pse duhet ta bëjmë.

Tani sikur janë rralluar pakëz dhe nuk di sa do zgjasë "armë-pushimi", por qe një periudhë që në mjedisin tonë kishin rënë karkalecat! Tamam si karkalecat që vijnë të njëherësh, në grup dhe shkatërrojnë të mbjellat, ashtu erdhi edhe kjo turmë. Shihnim një armatë njerëzish që me arrogancë jepnin "mendime"...klikime....të pa bazuara, pa dhënë asnjë shkas për shkëmbim përvoje (përvoja nuk dilte kërkund), pa u përpjekur të diskutonin ndonjë gjë. Kudoz të tëra të ndotura me përgjigje mediokre, të tmerrshme, të gabuara, një trafik "karkalecor" pajtimesh dhe mos pajtimesh që të sillte zorrët tek fyti!

Dua të dal, pra, për të dhjetën herë tek ajo thirrja që kam bërë në postimet e tjera por edhe këtu: të nderuar kolegë, mos kurseni disa minuta kohë në ditë të merrni pjesë, të jepni mendimin tuaj, jo vetëm për të ofruar ndihmë, terma, por për t'u përpjekur që të ruajmë sa më të pastër mjedisin tonë.

E vetmja gjë që ka rëndësi është klima e shëndetshme profesionale. Kemi dedikuar kaq shumë kohë, përvojë, mund, nerva këtu sa të mos e lëmë të na shkojë dëm. Ruajeni!

I uroj të gjithëve një ditë të mbarë dhe Proz-im të mbarë. Me respekt,

Fabiana
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 23:44
English to Albanian
+ ...
Faleminderit për gjithçka Feb 18, 2010

Përshëndetje, Sherefedin

Megjithëse i kuptoj arsyet e tua, më vjen me të vertetë keq. Komuniteti ynë ka nevojë për moderatorë që kujdesen për integritetin e gjuhës në tërësi, i shohin çështjet e ngritura me paanësi dhe bëjnë çmos t'u përgjigjen me profesionalizëm. Ti nuk ke dështuar në asnjë prej këtyre kritereve dhe të falendëroj me sinqeritet për gjithçka që je përpjekur edhe pse s'ka qenë në dorën tënde.

Uroj që kontributi yt
... See more
Përshëndetje, Sherefedin

Megjithëse i kuptoj arsyet e tua, më vjen me të vertetë keq. Komuniteti ynë ka nevojë për moderatorë që kujdesen për integritetin e gjuhës në tërësi, i shohin çështjet e ngritura me paanësi dhe bëjnë çmos t'u përgjigjen me profesionalizëm. Ti nuk ke dështuar në asnjë prej këtyre kritereve dhe të falendëroj me sinqeritet për gjithçka që je përpjekur edhe pse s'ka qenë në dorën tënde.

Uroj që kontributi yt në Proz të vazhdojë të jetë i dendur e me të njëjtën etikë, edhe pse në "rang" tjetër. Uroj të njëjtat gjëra për këdo që do të të pasojë në detyrë.

Gjithë të mirat

Ledja
Collapse


 
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 00:44
Albanian to Italian
+ ...
Më vjen shumë keq Feb 19, 2010

që ti Sherefedin po jep dorëheqjen.
Ne të gjithë kemi nevojë për moderimin e këtushëm nga ana e përkthyesve tepër me përvojë si ti.

Për fat të keq, nuk i kam ndjekur ngjarjet e kohëve të fundit në Proz, por pse nuk flasim hapur e shtruar (dhe pse jo të përmendim emrat e personave pa etikë) për të gjetur zgjidhjet e duhura?

Përshëndetje edhe ty Fabi e Ledja!

Gjithë të mirat
Genta


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:44
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Ohhhh Mar 8, 2010

I dashur Sherefedin,

Me keqardhjen më të madhe lexova mesazhin tuaj në kutinë time postare sot dhe u futa me vrap në ProZ.com.

Oh, më pikoi në zemër largimi juaj. Edhe pse i kuptoj arsyen dhe rrethanat në të cilat ndodheni!!!! Puna është se nuk mund të luftosh kundër të keqes i vetmuar dhe për këtë e ndjej edhe unë veten fajtore... Ne të gjithë duhet ta luftojmë dhe fjalë për fjalë ta heqim të keqen nga ky komunitet.

Më duhet të
... See more
I dashur Sherefedin,

Me keqardhjen më të madhe lexova mesazhin tuaj në kutinë time postare sot dhe u futa me vrap në ProZ.com.

Oh, më pikoi në zemër largimi juaj. Edhe pse i kuptoj arsyen dhe rrethanat në të cilat ndodheni!!!! Puna është se nuk mund të luftosh kundër të keqes i vetmuar dhe për këtë e ndjej edhe unë veten fajtore... Ne të gjithë duhet ta luftojmë dhe fjalë për fjalë ta heqim të keqen nga ky komunitet.

Më duhet të shkoj (se kam një takim pune për 30 minuta), por s'munda ta lija pa shprehur keqardhjen time të thellë.

Njëkohësisht, dua të shpresh edhe falënderimin tim për punën tuaj për organizimin dhe përmirësimin e këtij komuniteti.

Flasim së shpejti,

Me respekt tepër të madh,
Monika

[Edited at 2010-03-08 19:02 GMT]
Collapse


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Falënderime Mar 9, 2010

I dashur Sherefedin,

Me keqardhje të madhe mësova largimin tuaj sot. MË vjen keq më shumë për komunitetin, që përsëri, humbi një moderator tjetër të apasionuar.

Jam larguar nga ProZ për një farë kohe, pasi më mërzisnin disa persona, (që shumë prej nesh i njohim se kush janë - siç e thotë edhe Monika në komentin e saj më lart për të "keqen").

Pashë sot se një prej atyre personave vazhdon të jetë këtu dhe madje vazhdon të kont
... See more
I dashur Sherefedin,

Me keqardhje të madhe mësova largimin tuaj sot. MË vjen keq më shumë për komunitetin, që përsëri, humbi një moderator tjetër të apasionuar.

Jam larguar nga ProZ për një farë kohe, pasi më mërzisnin disa persona, (që shumë prej nesh i njohim se kush janë - siç e thotë edhe Monika në komentin e saj më lart për të "keqen").

Pashë sot se një prej atyre personave vazhdon të jetë këtu dhe madje vazhdon të kontribuojë varfërinë e vet profesionale (!!!). Sa turp për të (nuk po përmend emra, edhe pse ato dihen prej shumicës!)

T'i kthehem mendimit kryesor - dëshiroj Sherefedin t'ju uroj gjithë të mirat dhe t'ju falënderoj për gjithë kontributin tuaj të vyer - si personal, ashtu edhe gjuhësor. Përpjekjet tuaja nuk kanë shkuar kot. Ashtu siç thuhet në një koment më lart, ne të gjithë duhet ta luftojmë të "keqen, paaftësinë, mashtrimin" dhe jo vetëm t'ia lemë në dorë moderatorëve.

Gjithë të mirat dhe faleminderit Sherefedin,

Eva
Collapse


 
Αlban SHPΑTΑ
Αlban SHPΑTΑ  Identity Verified
United States
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Dorëheqje 2 Mar 23, 2010

Përshëndetje miq,

Që sot e tutje nuk do të jem më moderator për KudoZ në shqip dhe forumin shqip. Për momentin nuk kam shumë kohë të shkruaj arsyet pse e dhashë dorëheqjen, sepse jam shumë i zënë me punë, por do t'ju informoj troç, pa dorashka dhe më gjerësisht sapo të lirohem pak dhe shpresoj që në bashkëbisedim të përfshihen edhe dhelprat e komunitetit që bëjnë sikur nuk i lexojnë postimet e kolegëve tanë. Kërkova ta postoj në një temë të re n�
... See more
Përshëndetje miq,

Që sot e tutje nuk do të jem më moderator për KudoZ në shqip dhe forumin shqip. Për momentin nuk kam shumë kohë të shkruaj arsyet pse e dhashë dorëheqjen, sepse jam shumë i zënë me punë, por do t'ju informoj troç, pa dorashka dhe më gjerësisht sapo të lirohem pak dhe shpresoj që në bashkëbisedim të përfshihen edhe dhelprat e komunitetit që bëjnë sikur nuk i lexojnë postimet e kolegëve tanë. Kërkova ta postoj në një temë të re në forum, por për një arsye apo një tjetër nuk arrij të hap tema të reja...

Ju uroj gjithë të mirat!
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 23:44
English to Albanian
+ ...
E prisja sepse... Mar 24, 2010

(Më vjen për të qeshur, por sapo mbarova së shkruari tek forumi tjetër dhe më mbeti shkrimi i paafishuar pasi ishte mbyllur nga stafi. Shpresoj të mos shkel ndonjë rregull duke e kopjuar këtu.)

Unë besoj se është dashur një varg habitjesh, zhgënjimesh, përpjekjesh të shumëzuara me zero dhe kërkesash të rëna në vesh të shurdhër që kanë sjellë dorëheqjen e dy moderatorëve në një shtrirje kohe të shkurtër. Zilet kanë kohë që bien! Ata që i kanë d
... See more
(Më vjen për të qeshur, por sapo mbarova së shkruari tek forumi tjetër dhe më mbeti shkrimi i paafishuar pasi ishte mbyllur nga stafi. Shpresoj të mos shkel ndonjë rregull duke e kopjuar këtu.)

Unë besoj se është dashur një varg habitjesh, zhgënjimesh, përpjekjesh të shumëzuara me zero dhe kërkesash të rëna në vesh të shurdhër që kanë sjellë dorëheqjen e dy moderatorëve në një shtrirje kohe të shkurtër. Zilet kanë kohë që bien! Ata që i kanë dëgjuar, patjetër që do mbanin një anë në këtë mesele.

Meqë Albani e ka hapur këtë temë "pa dorashka", s'them ndonjë gjë të papritur po t'ju tregoj se unë jam një nga ata që i jam drejtuar stafit në disa raste dhe përgjigja që kam marrë ka qenë gjithnjë e njëjtë: "Po merremi me këtë punë. Na tregoni nëse ju duhet gjë tjetër." Unë vazhdoja ta rihapja çështjen pasi kjo nuk ishte përgjigjja e pyetjes sime të shtruar qartë:
1.Çfarë ndodh me këto përgjigje të pranuara nëse vërtetohet se vleftësimi i tyre është i dyshueshëm?
Mirëpo Proz-i s'është e thënë të ketë më përzemër çështjet gjuhësore se ato financiare. Ndoshta një rishikim i termave do të siluronte besueshmërinë e sistemit dhe aftësinë për t'i parandaluar shkeljet. Me gjithë fashitjen e kohëve të fundit të pajtimeve të përfolura dendur në forumet tona, unë ende e shoh si plagë të hapur çështjen që parashtron Albani, çështje të cilën stafi vazhdon ta shpërfillë dhe arsyet nuk arrij t'i kuptoj.

Fraza "nuk më interesojnë pikët kudoz, por dua të ndihmoj" është bërë bozë në të gjitha gjuhët, kaq bozë sa shpesh vërehet sugjerimi që le të hiqen pikët fare. Fjala "ego" hidhet e pritet sikur nuk e ka njeri për pjesë, mirëpo egoja na vë në lëvizje jo për të fituar pikë, po për të hapur tema, për të rrahur çështje e për të mbajtur qëndrim. Modestia nuk është gjithnjë e shëndetshme - po të kishim marrë rrugën e modestisë me dukurinë e pajtimeve pa vend, ky komunitet nuk do të kishte më vlera.

Për ta mbyllur, dua të shprehem se e çmoj pjesëmarrjen në këtë diskutim të të gjithë kolegëve, pavarësisht nga ndryshimet e pikëpamjeve, dhe shpresoj që të jemi në gjendje ta zëmë fillin siç duhet e t'i vëmë pikat mbi i.

Përshëndetje,
Ledja

[Edited at 2010-03-24 15:09 GMT]
Collapse


 
Post removed: This post was hidden by a moderator or staff member because it was not in line with site rule
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:44
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Faleminderit dhe ju lumtë Alban dhe Sherefedin! Mar 29, 2010

...
Alban, faleminderit për punën dhe të lumtë për guximin që shkruajte në ProZ.com për ato që të shqetësonin...


Edhe një herë, Alban dhe Sherefedin, keni bërë një punë të mrekullueshme gjatë kësaj kohe të shkurtër. Falë punës suaj të guximshme, të ndershme dhe të drejtë iu bë STOP veprimeve të dyshimta e të pandershme.

Shpresoj që i gjithë komuniteti shqiptar të zgjohet dhe ta thotë fjalën e vet sa herë që vihen re shk
... See more
...
Alban, faleminderit për punën dhe të lumtë për guximin që shkruajte në ProZ.com për ato që të shqetësonin...


Edhe një herë, Alban dhe Sherefedin, keni bërë një punë të mrekullueshme gjatë kësaj kohe të shkurtër. Falë punës suaj të guximshme, të ndershme dhe të drejtë iu bë STOP veprimeve të dyshimta e të pandershme.

Shpresoj që i gjithë komuniteti shqiptar të zgjohet dhe ta thotë fjalën e vet sa herë që vihen re shkelje të tilla të dëmshme dhe jo profesionale.



Me respekt për punën tuaj të mrekullueshme,

Monika



[Edited at 2010-03-29 20:26 GMT]
Collapse


 
Post removed: This post was hidden by a moderator or staff member for the following reason: Not in line with http://www.proz.com/siterules/forum/14#14


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Dorëheqje






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »