Gjuha shqipe në teknologjinë e informacionit
Thread poster: Roland Lelaj
Roland Lelaj
Roland Lelaj
Canada
Local time: 05:14
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Mar 15, 2010

Përshëndetje të gjithëve,

Këto ditë mora një mesazh që thërriste "në shesh" edhe përkthyesit e mendova që ta ndaj me ju. Ndoshta dikush prej jush, ashtu si edhe unë, mund të jetë i interesuar të vazhdojë më tej këtë "betejë të ashpër"...

Rolandi

"Në kushtet e sotme të globalizimit, një nga elementet më të rrezikuar të kulturës shqiptare është vetë themeli i saj, gjuha shqipe.
Teknologjia e informacionit është bërë
... See more
Përshëndetje të gjithëve,

Këto ditë mora një mesazh që thërriste "në shesh" edhe përkthyesit e mendova që ta ndaj me ju. Ndoshta dikush prej jush, ashtu si edhe unë, mund të jetë i interesuar të vazhdojë më tej këtë "betejë të ashpër"...

Rolandi

"Në kushtet e sotme të globalizimit, një nga elementet më të rrezikuar të kulturës shqiptare është vetë themeli i saj, gjuha shqipe.
Teknologjia e informacionit është bërë tashmë një instrument i pazëvendësueshëm i jetës së përditshme, por shumë nga programet që përdorim zakonisht janë vetëm në gjuhë të huaj dhe nuk kanë përkthimin përkatës në gjuhën shqipe. Që kjo gjë nuk shkon dhe duhet ndrequr sa më parë, këtë e kanë të qartë të gjithë. Por, çeshtja është se çfarë mund të bëhet për ta
rregulluar.
Disa njerëz (kryesisht të lidhur me teknologjinë e informacionit) kanë marrë nisma personale per të bërë diçka. Por, duke mos qenë përkthyes të mirëfilltë (dhe ndoshta as njohës të mirë të gjuhës standarte shqipe) rezultatet nuk kanë qenë fort të kënaqshme. Shpeshherë përkthimet e programeve janë aq të dobëta saqë një përdorues shqiptar e ka më lehtë të përdorë gjuhën angleze sesa perkthimin shqip! Një tjetër shkaktar që ndikon në përkthimet e këqija është edhe fakti se fjalori teknik është shumë i vështirë për tu përkthyer ngaqë nuk ekzistojnë termat perkatës dhe duhen gjetur mënyra të përshtatshme për t'i shprehur.

Pikërisht në këtë pikë, unë mendoj se institucionet albanologjike dhe gjuhësore mund të japin ndihmesën e tyre. Ndoshta është e pamundur që të kryhet një përkthim 100% i pastër i fjalëve teknike, por të paktën mund të sigurohemi që ky përkthim të jetë në përputhje me rregullat e gjuhës shqipe, pa deformime e papastërti që mund të shmangen.

Një grup teknikësh, specialistë informatike nga Shqipëria, Kosova etj., po bëjnë përpjekje për të përkthyer në gjuhën shqipe programin OpenOffice. Për më shumë vizitoni këto faqe dhe diskutime:
http://sq.openoffice.org
http://groups.google.com/group/foss-al/browse_thread/thread/e7f9cb2637cb5771

Mendoj se specialistët dhe studiuesit shqiptarë të gjuhësisë dhe albanologjisë duhet që të jenë të interesuar për të dhënë ndihmën e tyre.

T'ju them të drejtën, unë jam një nga ata që e kanë më lehtë të përdorin një program kompjuteri në gjuhën angleze në vend të gjuhës shqipe. Ndoshta edhe shumë prej jush bëjnë të njejtën gjë. Por, kjo nuk mund të jetë një arsye për ta legalizuar braktisjen e gjuhës shqipe, por përkundrazi duhet të jetë një shenjë alarmuese dhe një fakt për të mos u vonuar.

Ju uroj gjithe te mirat,
Dashamir Hoxha


[Edited at 2010-03-16 01:18 GMT]
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Gjuha shqipe në teknologjinë e informacionit






TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »