Përkthim emrash të përveçëm të përbërë nga emra të përgjithshëm
Thread poster: TedaK
Nov 12, 2010

Puna që jam duke përkthyer në shqip përfshin emërtime sallash në një hotel që përveç emrit të përveçëm përfshijnë fjelët Hall, Room etj. P.sh.: Tokyo Room. A ka ndonjë rregull që përshkruan mënyrën e përkthimit për këto raste? A është më mirë ta mbaj emrin të pandryshuar duke qenë se është pjesë e emërtimit "Tokyo Room"? Apo të përkthej në shqip "Dhoma/ën/ës Tokjo"?

 
Klementina Shahini
Klementina Shahini
United States
Local time: 21:52
Member (2009)
English to Albanian
+ ...
Vetëm nga eksperienca Nov 13, 2010

Nuk kam njohuri nëse ka ndonjë rregull të prerë me thikë për shkrimin e emrave të huaj të përveçëm, por unë në përkthimet e mia zakonisht përkthej emrat e mirënjohur të cilat kanë hyrë në fjalorët Anglisht - Shqip. Në rastin tuaj unë emrin e përveçëm do ta lija ashtu siç është për ta lehtësuar orientimin, ndërsa emrin e përgjithshëm do ta përktheja në bazë të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Këto vitet e fundit kam përkthyer materiale të konferencave q�... See more
Nuk kam njohuri nëse ka ndonjë rregull të prerë me thikë për shkrimin e emrave të huaj të përveçëm, por unë në përkthimet e mia zakonisht përkthej emrat e mirënjohur të cilat kanë hyrë në fjalorët Anglisht - Shqip. Në rastin tuaj unë emrin e përveçëm do ta lija ashtu siç është për ta lehtësuar orientimin, ndërsa emrin e përgjithshëm do ta përktheja në bazë të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Këto vitet e fundit kam përkthyer materiale të konferencave që zhvillohen në Shtetet e Bashkuara dhe në Maqedoni dhe pas diskutimesh me agjensitë kemi arritur në një marrëveshje të tillë. Kjo ka ndihmuar dhe lehtësuar për tu përshtatur me ambjetet edhe ata delegatë të cilët nuk e dinë gjuhën e huaj.

Shpresoj se mendimi im mund të të ndihmoj ndopak.

Përkthime të mbara.
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 01:52
English to Albanian
+ ...
Disa mendime Nov 14, 2010

Unë si praktikë pune në kësi rastesh kam të pyes klientin se si i do këto emra. Është gjë e mirë kur ke udhëzime të qarta në këtë aspekt që vijnë bashkë me dokumentin, por në rast se klienti s'ia ka idenë, atëherë këto pika do bënin një farë pune:

1. Për kë është përkthimi? Për lexuesin e përgjithshëm, sidomos për atë brenda trevave shqiptare, besoj se shqipërimi përkatësisht i këtyre emrave është më i rekomandueshëm se lënia e tyre n�
... See more
Unë si praktikë pune në kësi rastesh kam të pyes klientin se si i do këto emra. Është gjë e mirë kur ke udhëzime të qarta në këtë aspekt që vijnë bashkë me dokumentin, por në rast se klienti s'ia ka idenë, atëherë këto pika do bënin një farë pune:

1. Për kë është përkthimi? Për lexuesin e përgjithshëm, sidomos për atë brenda trevave shqiptare, besoj se shqipërimi përkatësisht i këtyre emrave është më i rekomandueshëm se lënia e tyre në anglisht. Në rast se dokumenti, psh. përmban udhëzime e shpjegime për ata që janë në marrëdhënie pune në mjediset/godinën e përmendur, atëherë do të hynte më shumë në punë lënia e emrave ashtu siç njihen brenda rrethit të përdoruesve.

2. Qëndroi të njëjtit zbatim: o lëri të gjitha të papërkthyera, o përktheji në të njëjtën mënyrë (në bazë të shqiptimit apo ekzistencës tashmë në shqip të një emri)

3. Një mënyrë "për të qenë brenda", si i thonë fjalës, është që të shkruhet përkthimi në kllapa pranë emërtimit anglisht të paktën herën e parë që haset në tekst, që kjo të shërbejë si referencë për lexuesin. Më ka ndodhur që klienti të më kërkojë të lë të papërkthyer emërtimin e një ligji (Children's Act) dhe, duke qenë se dokumenti ishte për prindër shqiptarë në MB, ramë dakord që ta përktheja në kllapa vetëm një herë.

4. Unë zakonisht i shtyp fjalët e lëna në anglisht me shkronja të pjerrëta (italics). Kjo është praktikë vetjake, po më duket ide e mirë që të shquhen në tekst fjalët që janë lënë me një qëllim në gjuhë të huaj.

Ledja
Collapse


 
Klementina Shahini
Klementina Shahini
United States
Local time: 21:52
Member (2009)
English to Albanian
+ ...
Për Ledjan Nov 14, 2010

Mendimet e tua kanë vetëm një notë që është - SHKELQYESHEM.
I ke përmbledhur dhe spjeguar në mënyrë të qartë dhe të saktë.

Sinqerisht,

Klemi


 
TedaK
TedaK
TOPIC STARTER
Emra te pervecem Nov 14, 2010

Falimderit Klemi dhe Ledja,

Nuk kam asnje udhezim nga autori i librit te them te drejten. Eshte thjesht nje projekt qe po marr vete persiper per te perkthyer nje liber publicistik, dhe nese shkon mire do ta kontaktoj autorin ne perfundim te perkthimit per te biseduar mbi te drejtat e autorit. Mendoj se do zgjedh opsionin e shkrimit ne kllapa ne shqip heren e pare dhe pastaj do vazhdoj ne anglisht.


 
Roland Lelaj
Roland Lelaj
Canada
Local time: 21:52
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Eshtë vallë rruga e drejtë për të filluar? Nov 15, 2010

Përshëndetje TedaK,

Duke lexuar mesazhin tuaj të fundit më tërhoqi vëmendjen mënyra e punës suaj me përkthimin e librit.

Ju thoni se do të përktheni një herë librin e më pas, me të mbaruar krejt punën, do të kontaktoni me autorin për të drejtat e tij. Mos është vallë rruga jo e duhur që po ndiqni dhe në fund ju shkon dëm gjithë mundi?
Mos duhet pyetur fillimisht autori i librit përpara se të përktheni veprën e tij? Këtu do të shtoja
... See more
Përshëndetje TedaK,

Duke lexuar mesazhin tuaj të fundit më tërhoqi vëmendjen mënyra e punës suaj me përkthimin e librit.

Ju thoni se do të përktheni një herë librin e më pas, me të mbaruar krejt punën, do të kontaktoni me autorin për të drejtat e tij. Mos është vallë rruga jo e duhur që po ndiqni dhe në fund ju shkon dëm gjithë mundi?
Mos duhet pyetur fillimisht autori i librit përpara se të përktheni veprën e tij? Këtu do të shtoja edhe kontaktimin me shtëpitë botuese që do të kenë dëshirë të pranojnë dhe botojnë përkthimin tuaj. Apo është thjesht një punë personale?

Ndoshta dola nga tema fillestare e pyetjes suaj specifike por edhe ky mu duk argument i rëndësishëm për tu diskutuar midis nesh, sidomos me ata që kanë përvojë në këto lloj përkthimesh.

Punë të mbarë!
Collapse


 
Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 02:52
Dutch to Albanian
+ ...
Pajtohem plotësisht me këshillën e Rolandit Nov 15, 2010

I/e nderuar TedaK,

Së pari ju uroj mirëseardhjen në këtë forum.

Desha vetëm ta mbështes këshillën e urtë të Rolandit për sa i përket qasjes tuaj ndaj këtij projekti.

Do të shtoja vetëm një gjë: puna e përkthimeve, e sidomos e atyre letrare, është punë sa joshëse aq edhe e mundimshme dhe, fatkeqësisht, shpeshherë e nënvlerësuar.

Zakonisht është botuesi ai që kontakton përkthyesin lidhur me përkthimin e një libri
... See more
I/e nderuar TedaK,

Së pari ju uroj mirëseardhjen në këtë forum.

Desha vetëm ta mbështes këshillën e urtë të Rolandit për sa i përket qasjes tuaj ndaj këtij projekti.

Do të shtoja vetëm një gjë: puna e përkthimeve, e sidomos e atyre letrare, është punë sa joshëse aq edhe e mundimshme dhe, fatkeqësisht, shpeshherë e nënvlerësuar.

Zakonisht është botuesi ai që kontakton përkthyesin lidhur me përkthimin e një libri pasi të jetë marrë vesh me autorin rreth të drejtave të tij etj. etj....

Si do që të jetë, ju uroj suksese në punë dhe ju lutem të na njoftoni po qe se botohet përkthimi juaj... Do të ishte bile mirë nëse do të mund të merreshim vesh që anëtarët e forumit të postonin lajme rreth botimit të librave që kanë përkthyer.

Me respekt,
Sherefedin Mustafa
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Përkthim emrash të përveçëm të përbërë nga emra të përgjithshëm






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »