Pages in topic:   [1 2] >
Ofertat skandaloze vazhdojne
Thread poster: Eno Damo (X)
Eno Damo (X)
Eno Damo (X)  Identity Verified
Local time: 05:08
English to Albanian
+ ...
Mar 12, 2004

Pershendetje,

Nuk e di nese e keni pare oferten e fundit per perkthim ne gjuhen shqipe, vetem $ 0.03. Kjo eshte fare pak dhe natyrisht krejtesisht e papranueshme per mua dhe shpresoj edhe per shumicen e perkthyesave. Megjithate pashe se ishin derguar 4 oferta. Uroj qe ato te kene qene mesazhe indinjate ndaj ofertave te tilla. Une i shkrova kesaj kompanie duke i shpjeguar se me cmime te tilla do te sigurojne nje cilesi te papranueshme dhe se "you get what you pay for."
... See more

Materiali vertet qe ishte nje artikull gazete, por gjithsesi ajo ishte tarife poshteruese. Edhe nese jeton e punon ne Shqiperi nuk eshte as $ 10 per faqe dhe me kursin e tanishem te dollarit nuk mund te blesh shume gje. Per te mos llogaritur edhe komisionin bankar per konvertimin e cekut.

Gjithe te mira dhe ju ftoj t'i shkruani kompanise ne fjale, te pakten le te perpiqemi te edukojme klientet, nese kjo eshte e mundur.

Cheers,

Eno
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:08
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Gjëja e lirë kushton më shtrenjt Eno! Mar 12, 2004

Eno,
unë i shkruajta atyre për punën e çmimit dhe m'u përgjigjën se kishin gjetur dikë që ta bënte përkthimin..., jashtë ProZ.com

Ç'tu thosha më???

Ne nga Korça themi: "Gjëja e lirë kushton më shtrenjt". Shpeshherë, disa edukohen vetëm atëherë kur u bie diçka në kokë. E di vetë që kështu u ka ndodhur disa kompanive të përkthimit.

Të fala,
Monika

Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 12:08
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Po ata nga California....??? Mar 12, 2004

Kurse pardje gjithë ditën më niste pa pushim mesazhe në MSN për një përkthim urgjent dikush që na kishte një agjensi në Kaliforni (një dokument për emigracionin) për të cilin nuk mund të paguante më shumë se 0.05. Kur i thashë nëse mund ta ngrinin ofertën, më thanë që kjo ishte goxha ofertë...dhe se ata duhej të nxirrnin bukën e tyre. Nxjerrin pak bukë sipas meje nëse kufijtë e tyre janë aty ku ata thonë.

Por ajo që më bënte përshtypje (dhe më p�

Por ajo që më bënte përshtypje (dhe më pëlqente) është se ata nuk pushonin së kërkuari të njëjtën gjë dhe nuk e vinin re që të njëjtit person (mua) i kërkonin të njëjtën gjë disa herë gjatë ditës, që do të thotë se nuk po gjenin njeri për këtë çmim. Nuk e di nëse ju kontaktuan edhe juve...por ma merr mendja që disa nga ne po, përderisa deri në mbrëmje nuk kishte gjetur ende njeri.

Përshëndetje nga Kievi ende i ftohtë

[Edited at 2004-03-12 11:27]
Collapse

aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
And they are back May 24, 2004

Hi Eno,
dhe ata jane kthyer prape ne proz. Kjo do te thote se e kane gjetur dike qe u perkthen per aq "qindarka". Pacin fat te dyja palet, edhe perkthyesi/perkthyesja e mjere qe punon per aq lire, edhe kompania qe pranon perkthime te atilla.
Ani

Eno Damo wrote:

Pershendetje,

Nuk e di nese e keni pare oferten e fundit per perkthim ne gjuhen shqipe, vetem $ 0.03. Kjo eshte fare pak dhe natyrisht krejtesisht e papranueshme per mua dhe shpresoj edhe per shumicen e perkthyesave. Megjithate pashe se ishin derguar 4 oferta.
Eno

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:08
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Ofertat qesharake mund të filtrohen May 27, 2004

E dashur Ani,
Këto oferta vërtet qesharake mund të filtrohen. Nëse nuk dëshironi t'i merrni këto oferta, mund të regjistroni tarifat tuaja të përkthimit në faqen personale të profilit tuaj dhe kështu, juve do t'ju vijnë vijnë oferta që janë brenda kufirit që keni caktuar ju vetë. Nëse keni pyetje të mëtejshme, ju lutem më kontaktoni drejtpërdrejt.

Të fala,
Monika

p.s. Përsa i përket asaj që thoni që ata
kanë gjetur dikë që u përkthen për aq "qindarka"
, mos u shqetësoni, se besoj se e keni dëgjuar thënien "pay peanuts, get monkeys"

aneta_xh wrote:

Hi Eno,
dhe ata jane kthyer prape ne proz. Kjo do te thote se e kane gjetur dike qe u perkthen per aq "qindarka". Pacin fat te dyja palet, edhe perkthyesi/perkthyesja e mjere qe punon per aq lire, edhe kompania qe pranon perkthime te atilla.
Ani

buuuuu
buuuuu
Local time: 12:08
German to zzz Other zzz
0,03 Cent... Dec 20, 2004

... vertet janë pak

unë jam burimi, jam me origjine nga kosova por kam lindur dhe jam rritur ne gjemani ku punoj si menaxher ne një agjencion për përkthime teknike. fatkeqësisht ende nuk kam pasë punë me përkthime shqipe, perveç një pune te vogël, por kur do vjen ajo ditë do të di se ku do kërkoj perkthes

sa i perket çmimi

sa i perket çmimit te ofruar mund të them vetëm, se është jashtë normales dhe nuk duhet kursesi te pranohet nga ju, sepse atëherë do të hyni ne "dumping". kush kërkon kualitet duhet të paguaj për atë.

më vjen mirë të shoh perkthyes shqip ne vende të ndryshme të botës dhe me emra interesante

besoj se do të ju lodhi një ditë me pyetje personale se si mberrijti të përktheni shqip, sepse me siguri e dini se ne shqiptart jemi paksa kurioz

përshëdetje!
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:08
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Mirë se vini Burim Dec 20, 2004

dhe më vjen mirë që këtu në ProZ.com kemi dhe një përfaqësues të kompanive të përkthimit. Gëzohem që edhe ju, si përfaqësues i një kompanie përkthimi, mendoni se këto çmime që janë përmendur më lart janë tepër të ulta.

Faleminderit për mendimin tuaj dhe çdo të mirë.

Monika

[Edited at 2004-12-21 20:13]

Translation Link
Translation Link
United States
Local time: 07:08
English to Indonesian
+ ...
Ne lidhje me cmimet Jul 31, 2006

Pershendetje te gjitheve,

Megjithese kjo pergjigje eshte teper e vonuar, desha te shprehja edhe une mendimin tim ne lidhje me kete teme.

Une kam punuar rreth nje dekade te tere ne role te ndryshme si ne sektorin privat edhe ne ate publik ne kete industri; dhe ne postin e fundit une vetem beja negociata cmimesh me perkthyesit dhe agjencite, pervec rekrutimit te rregullt.

Cmimet varen nga vendndodhja e perkthyesit, dhe kjo nuk eshte aspak relative me cilesine
... See more
Pershendetje te gjitheve,

Megjithese kjo pergjigje eshte teper e vonuar, desha te shprehja edhe une mendimin tim ne lidhje me kete teme.

Une kam punuar rreth nje dekade te tere ne role te ndryshme si ne sektorin privat edhe ne ate publik ne kete industri; dhe ne postin e fundit une vetem beja negociata cmimesh me perkthyesit dhe agjencite, pervec rekrutimit te rregullt.

Cmimet varen nga vendndodhja e perkthyesit, dhe kjo nuk eshte aspak relative me cilesine e perkthimit qe ofrohet nga nje perkthyes me cmim te lire apo nga nje tjeter me te shtrenjte. Sigurisht, ndryshimi ndodhet pak tek perkthyesit e specializuar qe punojne vetem ne nje apo dy fusha.

Nje shembull konkret--
Nje prokure e posacme ne Tirane tani ne Korrik kushton rreth 40 mije leke, afro $40. Kjo eshte standarte vetem gjysem faqe, kur une ketu kam pranuar edhe $30 qe do te thote me pak. E une ndodhem ne ShBA-te e kjo do te thote qe niveli i jeteses ketu eshte me i shtrenjte dhe prandaj edhe une duhet te paguhem pak me shume. Kjo pa marre parasysh qe cilesia e perkthimeve ne Shqiperi si nga shqipja ne anglisht dhe anasjelltas mbetet te jete e dobet.

Prandaj forcat shtytese te konkurrences nuk e lejojne ndonjehere cmimin e ofertes te jete i pershtatshem me ate qe do te dua une edhe ti. Perkthyes shqiptare mund te kete rreth 2,000 ne Bote, ketu nuk dua te diskutoj kush eshte i afte e kush jo, kapitali dhe bisnesi ne Shqiperi eshte pothuajse zero. Institucionet e shtetit kane perkthyes te brendshem. Shoqatat nderkombtare po ashtu atehere ku jane projektet dhe puna? Detyrimisht, konkurrenca e ben perqindjen e cmimeve te ulet, dhe sa te vullnetshem jeni ju te beni negociata kjo mbetet per tu zbuluar me pervojen e punes.

Shendet e te mira,
Keti
Collapse

Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Dhe ato vazhdojnë... Aug 4, 2006

Interesant Keti që e thoni këtë...

Le të rrimë shtrembër e të flasim drejt tani: ata që jetojnë në Shqipëri, me përjashtim të profesorëve ose mësueve të anglishtes, nuk e kanë mësuar anglishten me baza. 99% e kanë mësuar vetëm nëpërmjet librave dhe kurseve të ofruara nga shqiptarët vetë dhe 99.99% nuk kanë jetuar ndonjëherë në ndonjë vend ku flitet anglishtja si gjuhë kryesore. Këto fakte mjaftojnë për të treguar se sa mirë e njohin ata anglishte
... See more
Interesant Keti që e thoni këtë...

Le të rrimë shtrembër e të flasim drejt tani: ata që jetojnë në Shqipëri, me përjashtim të profesorëve ose mësueve të anglishtes, nuk e kanë mësuar anglishten me baza. 99% e kanë mësuar vetëm nëpërmjet librave dhe kurseve të ofruara nga shqiptarët vetë dhe 99.99% nuk kanë jetuar ndonjëherë në ndonjë vend ku flitet anglishtja si gjuhë kryesore. Këto fakte mjaftojnë për të treguar se sa mirë e njohin ata anglishten dhe kështu, çmimet e tyre të ulta janë të justifikuara (cilësia e dobët).

Ka dhe raste të tjera kur përkthyesit që ndodhen në Shqipëri janë në marrëdhënie pune të përditshme me anglishtfolës dhe kjo i ndihmon ata shumë.

Por në më të shumtën e rasteve, me ato që kam parë dhe lexuar (apo redaktuar), përkthimet që vijnë nga Shqipëria janë hm.m.. bërrnut (fjalë turke më duket) Edhe pagesa e tyre është e tillë, kështu që të dyja palët janë të kënaqura, përveç lexuesit shqiptar në vendet e huaja që hap sytë, skuqet e zverdhet dhe s'kupton dot se çfarë është shkruar.

E dashur Keti, këtu fola vetëm për saktësinë e përkthimit. Nuk po filloj aspak të flas për saktësinë e gjuhës së shkruar shqipe, që janë të rrallë ata që e njohin si ta shkruajnë jo vetëm saktë, por edhe bukur e këndshëm.

E mira e të mirave është që ka punë për të gjithë. Si i thonë, për çdo tenxhere (turke përsëri!) gjendet një kapak!

Me të mira,
Eva
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:08
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Shpesh njerëzit paguajnë dy herë për të të njëjtin përkthim Aug 5, 2006

Ajo që është vërtet për të ardhur keq ndodh kur këto përkthime që vijnë nga Shqipëria janë në kombinimin shqip-anglisht...

Kjo do të thotë që shqiptarët që përfundojnë në duart e tyre detyrohen të paguajnë dy herë: një herë në Shqipëri (me çmime skandaloze për popullin e thjeshtë) dhe herën e dytë për të marrë një përkthim të kuptueshëm në vendin e huaj (edhe kësaj rradhe çmimi është tepër i lartë për ta, sidomos nëse shkojnë nëpë
... See more
Ajo që është vërtet për të ardhur keq ndodh kur këto përkthime që vijnë nga Shqipëria janë në kombinimin shqip-anglisht...

Kjo do të thotë që shqiptarët që përfundojnë në duart e tyre detyrohen të paguajnë dy herë: një herë në Shqipëri (me çmime skandaloze për popullin e thjeshtë) dhe herën e dytë për të marrë një përkthim të kuptueshëm në vendin e huaj (edhe kësaj rradhe çmimi është tepër i lartë për ta, sidomos nëse shkojnë nëpërmjet agjencisë).

Për fatin e keq të popullit të thjeshtë, administrata e emigracionit në Amerikë nuk i pranon përkthimet që vijnë nga Shqipëria, por i detyron njerëzit t'u drejtohen kompanive dhe përkthyesve të besueshëm brenda vendit.

Monika

Eva T wrote:
Por në më të shumtën e rasteve, me ato që kam parë dhe lexuar (apo redaktuar), përkthimet që vijnë nga Shqipëria janë hm.m.. bërrnut (fjalë turke më duket) Edhe pagesa e tyre është e tillë, kështu që të dyja palët janë të kënaqura, përveç lexuesit shqiptar në vendet e huaja që hap sytë, skuqet e zverdhet dhe s'kupton dot se çfarë është shkruar.

E dashur Keti, këtu fola vetëm për saktësinë e përkthimit. Nuk po filloj aspak të flas për saktësinë e gjuhës së shkruar shqipe, që janë të rrallë ata që e njohin si ta shkruajnë jo vetëm saktë, por edhe bukur e këndshëm.

Collapse

Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 11:08
English to Albanian
+ ...
"way too expensive"? Kulmi! Mar 7, 2007

Kohët fundit pata një kërkesë nga Nju-Jorku, për përkthimin e një serie librash fantastiko-shkencor. Isha shumë entuziaste, pasi qe hera e parë që më vinte rasti të merresha me një përkthim letrar të këtyre përmasave... kaq entuziaste sa që tarifën time të zakonshme prej £0.10 për fjalë e ula në £0.06.

Përgjigjja që mora për ofertën më la pa fjalë:

"Dear Ledja,

Thank you. I am going to be upfront with you, 3,000 pounds for
... See more
Kohët fundit pata një kërkesë nga Nju-Jorku, për përkthimin e një serie librash fantastiko-shkencor. Isha shumë entuziaste, pasi qe hera e parë që më vinte rasti të merresha me një përkthim letrar të këtyre përmasave... kaq entuziaste sa që tarifën time të zakonshme prej £0.10 për fjalë e ula në £0.06.

Përgjigjja që mora për ofertën më la pa fjalë:

"Dear Ledja,

Thank you. I am going to be upfront with you, 3,000 pounds for 50,000 words is way to much in any country. That is almost $5,000.

Please confirm that that is really the rate that you are asking for. If so we would not be able to do work with you. It is just way to expensive."

Më falni, po sa paguhet përkthimi i një libri në Amerikë? Kur kaq është "way too expensive", atëherë c'do të ishte një tarifë e arsyeshme?

A është kjo një praktikë pune e zakontë për të siguruar ujdi të volitshme, apo këta njerëz me të vërtetë presin që unë të ulem e të punoj me orë të tëra cdo ditë për muaj të tërë, për të marrë një pagesë që të bën për të qarë?
Collapse

Eno Damo (X)
Eno Damo (X)  Identity Verified
Local time: 05:08
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Tarifa jote ne fakt eshte disi e larte Mar 7, 2007

Hi Ledia,

Ne te vertete tarifa jote eshte disi e larte £0.10 eshte e barabarte me pothuajse CAN $ 0.22 ose USD $ 0.20. Tani nqs ti gjen pune me ate tarife ose nqs kjo tarife eshte normale ne Angli, atehere te lumte. Po ne Ameriken e Veriut kjo eshte tarife e larte per perkthyesin perfundimtar. Nese ti je nje agjenci mund te kerkosh kete tarife dhe pastaj te gjesh nje perkthyes perfundimtar te cilit t'i japesh, le te themi 0.10 dhe per vete te mbash 0.10.

Tarifa tjet

Tarifa tjeter £0.0.6 eshte me normale perseri per perkthyesin perfundimtar ne Ameriken e Veriut. Une e kuptoj se kur lexojme se disa agjenci perkthimi kerkojne USD $ 0.30 - 0.40 duam qe edhe ne te kemi tarifa te tilla dhe eshte mire te perpiqemi t'a bejme kete - por duhet te jemi realiste.

Ne rastin ne fjale mbase mund te biesh dakord per nje shume me te ulet, mbase ndermjet USD $ 3,000 dhe 4,000. Nese kjo shume te duket ofenduese, mund te me shkruash mua privatisht dhe mbase mund te gjejme nje menyre bashkepunimi ku te perkthejme se bashku kete material - kjo do te ishte mjaft frytedhenese per ne te dy.

Nga ana tjeter ka mjaft kompani, edhe ne Ameriken e Veriut fatkeqsisht qe perpiqen te perfitojne dhe te ofrojne tarifa shume te ulta. Ketu kompanive natyrisht duhet t'u tregojme vendin.

Gjithe te mirat,

Eno
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:08
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Përkthyesit e pakualifikuar Mar 7, 2007

Ledja Derveni wrote:

Më falni, po sa paguhet përkthimi i një libri në Amerikë? Kur kaq është "way too expensive", atëherë c'do të ishte një tarifë e arsyeshme?

Mirëdita Ledja,
Nuk është puna se sa paguhet përkthimi në Amerikë, në Evropë apo në Shqipëri (nëse dëshironi, shikoni çmimet e vendosura në profilet e disa prej anëtarëve këtu, duke përfshirë dhe të miat, për të pasur një ide). Puna është sa të ulëta janë standardet e disave që kanë hyrë në biznesin e përkthimit për mendimin tim pa trajnimin, arsimimin dhe edukimin e duhur. Nuk është e vështirë për t'i njohur të tillët; siç është thënë edhe herë të tjera, mjafton të shikosh veprimtarinë e tyre me pyetjet KudoZ që bëjnë ose përgjigjet KudoZ që japin. Ndonjëherë, mjafton të lexosh shkrimet e tyre në këtë apo forume të tjera dhe vetëm kjo të ndihmon të krijosh një ide të përgjithshme se në dorë të kujt bien disa përkthime. Janë pikërisht këta individë ata që e kanë ulur dhe vazhdojnë ta ulin vlerën dhe standardin e përkthimeve.

Të fala,
Monika

Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 11:08
English to Albanian
+ ...
Në përgjigje të Enos dhe Monikës... Mar 7, 2007

Faleminderit të dyve për këshillat dhe komentet.

Eno, në Angli punoj për një shërbim shtetëror përkthimesh, që dmth se nuk shtohen përfitime mbi kostot e biznesit - dhe unë prapë paguhem sipas kontratës £15.20 për cdo 150 fjalë. Interesi im në projektin që përmenda ishte për shkak të natyrës letrare. Por duke qenë se është një material intensiv - 50 000 fjalë libri i parë, dhe 390 000 fjalë e gjithë seria - llogarita që duhet t'i përkushtoj gjithë
... See more
Faleminderit të dyve për këshillat dhe komentet.

Eno, në Angli punoj për një shërbim shtetëror përkthimesh, që dmth se nuk shtohen përfitime mbi kostot e biznesit - dhe unë prapë paguhem sipas kontratës £15.20 për cdo 150 fjalë. Interesi im në projektin që përmenda ishte për shkak të natyrës letrare. Por duke qenë se është një material intensiv - 50 000 fjalë libri i parë, dhe 390 000 fjalë e gjithë seria - llogarita që duhet t'i përkushtoj gjithë kohën dhe të nxjerr rrogën me këtë punë për muaj me radhë. Po t'i heq pagesës dhe 22% taksa dhe 11% sigurime shoqërore, mendo si katandiset kaposhi një thelë!

Përkthimi kërkohet i përfunduar, përfshirë redaktimin dhe korrigjimin letrar, libri i parë brenda një muaji, dhe unë isha e gatshme t'i vihesha gjithë kësaj pune për gati gjysmën e asaj që paguhem zakonisht.

E bukura është se, jo vetëm që 6 pens për fjalë është konsideruar tepër shtrenjtë, por as që nuk më është dhënë ndonjë ide se sa janë të gatshëm të ofrojnë. Kam përshtypjen se do të mbeteshin të kënaqur vetëm nga ndonjë ofertë skandaloze si ajo $0.03 që ke përmendur ti në hapjen e këtij diskutimi. Parimisht dhe financiarisht, a do të ishe i gatshëm të bashkëpunoje për të ndarë një shumë të tillë?!! Unë për vete, nuk do të isha në gjendje të paguaja qiranë, kopshtin e fëmijëve e plot fatura të tjera në fund të muajit me këtë pagesë.

Monika, jam e sigurt se do të gjendet ndonjë përkthyes nga ata që përmend ti për ta marrë përsipër këtë punë... dhe lexuesit shqiptar do t'i serviret një tjetër vepër beterr.

Punë të mbarë DHE FRYTDHENESE të gjithëve.

Ledja
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:08
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Përkthyesit e pandërgjegjshëm dhe lexuesi shqiptar Mar 7, 2007

Ledja Derveni wrote:

Monika, jam e sigurt se do të gjendet ndonjë përkthyes nga ata që përmend ti për ta marrë përsipër këtë punë... dhe lexuesit shqiptar do t'i serviret një tjetër vepër beterr.

Ledja

Ledja, sa herë që shkoj në Shqipëri ble libra për vete dhe për djalin në shqip. Më pikëllon në zemër kur i lexoj përkthimet e dobëta, plus dhe me gabime drejtshkrimore e gramatikore të librave të fundit për fëmijë. Tani kam hequr dorë nga blerja e librave të rinj, d.m.th. të botuar së fundi: ble vetëm ribotimet e librave të mëparshëm. Nuk gjen perla më të vyera se ""Pushimet e Çufos", "Çufoja në shtëpinë e çudirave":), "Çufoja dhe bubi kaçurrel":), "Udhëtimet e shigjetës së kaltër" etj., etj., që janë botuar nga shtëpi serioze botimi dhe kontrolluar nga redaktorë seriozë dhe profesionistë.

Monika

Pages in topic:   [1 2] >

There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »

Ofertat skandaloze vazhdojne

Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »