Non so in qual modo, ma i miei scolarini erano venuti a sapere che quel giorno era il mio compleanno. Me li vidi arrivare alla scuola col vestito delle feste e con un regalino tra le mani.
Chi mi portava una penna elegante, chi un libriccino da messa, chi un astuccio da lavoro, chi un bel mazzo di fiori freschi. Io fui consolata e attristata da quella vista: consolata perchè qualunque segno di gratitudine o d'affetto che mi venisse da quei buoni figliuoli mi toccava il cuore e mi faceva parer leggiero ogni sacrifizio: attristata, poichè pensavo che i denari occorsi in quelle compre, potevano venir destinati a più nobile uso. A ogni modo, accolsi serenamente quelle care dimostrazioni d'amore.
Un bambino solo, il più povero, non mi offrì nulla: ma dal suo contegno imbarazzato e dal suo visetto malinconico argomentai quanto dovesse soffrire. Lo chiamai e quando l'ebbi vicino me lo strinsi ripetutamente fra le braccia, baciandolo. Incoraggiato da quelle carezze, il poverino mi pose tra le mani un involtino e fuggì vergognoso.
Sorpresa e incuriosita, lo aprii senza che nessuno potesse accorgersene. Vi erano.... indovinate!.. Tre pallottoline di zucchero!
Lo richiamai subito da me.
--Lo sapevi che mi piacesse lo zucchero? gli chiesi sorridendo.
--Me lo sono figurato! Mi piace tanto a me!
--E tu, ripresi commossa, l'hai certo chiesto alla mamma e....
--No signora! replicò prontamente, non ho chiesto nulla a nessuno; glie l'ho serbato proprio io, di mio....
--Ma pure....
--La nonna, quando mi dà il caffè e latte, mi mette sempre nella chicchera due o tre pallottoline di zucchero per indolcirlo. Io ho levato lo zucchero....
--E il caffè e latte?... chiesi con la gola serrata.
--L'ho preso amaro!
Mario, piccolo Mario, dove sei tu? Forse il fumo delle officine avrà annerito il tuo viso d'angelo, forse a quest'ora lavorerai i campi dove biondeggia la messe e si matura, al sole, la vite, forse ti accoglieranno le navi avventurose dove il lavoro è sì duro, la speranza sì fallace....
Ma chiunque tu sii, operaio, agricoltore o uomo di mare, il tuo posto è fra i nobili cuori, per quali l'amore è sacrifizio, l'abnegazione, dovere.
Mario, piccolo Mario, se tu per un momento potessi entrare nella mia stanzetta da studio, vedresti molte carte, molti libri, molti ninnoli; e vedresti anche, custoditi in una piccola campana di vetro, tre pezzetti di zucchero, un nome, una data! | Nuk e di se si, por nxënësit e mi të vegjël kishin marrë vesh se atë ditë ishte datëlindja ime. I pashë duke ardhur në shkollë me rroba festash e me dhurata nëpër duar. Dikush më kishte sjellë një stilolaps elegant, dikush një libërth meshe, dikush një kuletë mjetesh shkollore, dikush një buqetë me lule të freskëta. Isha e ngushëlluar dhe e trishtuar nga ajo pamje: e ngushëlluar sepse çdo shenjë mirënjohjeje dhe përzemërsie që më vinte nga këta fëmijë të mirë më prekte në zemër e më dukej lehtësisht e kalueshme çdo sakrificë: e trishtuar, sepse mendoja që paratë e harxhuara për këto blerje, mund t’i ishin kushtuar një qëllimi më fisnik. Pavarsisht kësaj, i pranova qetësisht këto shfaqje të ëmbla dashurie. Vetëm një fëmijë, më i varfri, nuk më dhuroi asgjë: por nga qëndrimi i tij si në gjemba e nga fytyra e tij e vogël melankolike, e mora me mend sa duhej të ishte duke vuajtur. E thirra afër meje dhe e shtrëngova në krahë, duke e puthur. I inkurajuar nga këto përkëdheli, i mjeri më vuri në duar një pako të mbështjellë dhe vrapoi i turpëruar. E befasuar dhe kureshtare e hapa pa e vënë re askush. Dhe aty kishte... nuk e gjeni dot! Tre topa të vegjël sheqeri! E thirra menjëherë pranë meje. - E dije që më pëlqente sheqeri? – e pyeta duke qeshur. - Ma mori mendja! Edhe mua më pëlqen shumë! - Dhe ti, - ia ktheva e prekur, - ia ke kërkuar me siguri mamasë, dhe... - Jo zonjë! - u kundërpërgjigj me shpejtësi, nuk ia kërkova askujt; ua ruajta unë mënjanë nga e imja... - E bërë dhe këtë? - Gjyshja, kur më jep kafen dhe qumështin, më vë gjithmonë në filxhan dy ose tre topa të vegjël sheqeri për ta ëmbëlsuar. Unë e hoqa sheqerin... - Po kafen dhe qumështin?... - e pyeta me fytin e tharë. - E piva të hidhur! Mario, i vogli Mario, ku je? Mbase pluhuri i ofiçinave e ka nxirë fytyrën tënde ëngjëllore, mbase në këtë orë do punosh fushat ku verdhojnë e piqen të korrat në diell apo hardhitë, mbase do të mirëpresin anijet aventuriere ku puna është e rëndë dhe shpresa është iluzion... Por, kudo që të jesh ti, punëtor, bujk, o njeri i detit, vendi yt është mes zemrave fisnike, për të cilat dashuria është sakrificë, vetëmohim, detyrë. Mario, i vogli Mario, nëse do mundeshe për një çast të hyje në dhomën time të studimit, do shihje shumë letra, shumë libra, shumë lodra; e do shikoje dhe tri copa të vogla sheqeri të ruajtura në një këmbanëz prej qelqi, një emër, një datë! |